Futboll Seria A

Napoli në kërkim të një portieri, tre emra të njohur për portën kryesuesve të Serie A

Skuadra italiane, Napoli është duke kërkuar që ta përforcojë pozitën e portierit.

Aktualisht numri një i napolitanëve është portieri spanjoll, Pepe Reina.

Por spanjolli ka bërë të qartë se do të largohet nga Napoli në fund të këtij stinori.

Kësisoj napolitanët janë duke kërkuar që ta transferojnë një portier të ri dhe të talentuar në skuadër.

Në listën e skuadrës kryesuese në Serie A, janë tre emrat të portierëve të njohur në Evropë.

 Portieri italian i Genoas, Mattia Perin është i pari në listë, ndërsa për 25-vjeçarin Genoa po kërkon rreth 18 milionë euro.

Napoli po kërkon edhe shërbimet e portierit gjerman Bernd Leno të cilin Leverkuseni e vlerëson rreth 20 milionë.

 Ndërkohë i treti në listë është argjentinasi Geronimo Rulli i cili ka shkëlqyer me Real Sociedad.

Gjithsesi njëri nga tre portierët e lartpërmendur do t’i bashkohet Napolit në Janar.

Related posts

“PO FUTEM NË ROL”/ De Biazi u jep zemër kuqezinjve: Ju tregoj çfarë duhet të bëni kundër Francës

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ TALENTI SHQIPTAR: Luaj me KOSOVËN, vetëm nëse NUK më do SERBIA

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Bie alarmi për mesfushorin e Partizanit, gati të nisë stërvitjen me grupin

Delo.autor

Leave a Comment