Futboll

Skënderbeu, me tri mungesa në transfertën shkodrane

Skënderbeu, prej 3 ditësh, po e përgatit transfertën e radhës në kampionat në “Tropikal Resort”, rezidenca bardhekuqe në Durrës. Ashtu siç ishte parashikuar, të besuarit e trajnerit Ilir Daja, zhvilluan edhe sot paradite një seancë stërvitore, në kuadër të sfidës së të shtunës në Shkodër, ndaj Vllaznisë. Tre lojtarë nuk janë në dispozicion të stafit teknik.

Orges Shehi dhe Sabjen Lilaj janë dy mungesa të konfirmuara, për shkak dëmtimesh. Kapiteni bardhekuq, pasi pushoi disa ditë, me rekomandim të stafit mjekësor, ka nisur ditën e djeshmë fazën e riaftësimit dhe pritet të kthehet me grupin pas 2 javësh. Ndërkohë, Fidan Aliti, i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, do bashkohet nesër me ekipin në stërvitje.

Pjesa tjetër e grupit po stërvitet normalisht nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili ka programuar edhe 2 seanca stërvitore me grupin dhe një video-analizë përpara grumbullimit në Shkodër, ditën e premte në mbrëmje. Kujtojmë se kjo sfidë e javës së 27-të të Superiores, Vllaznia-Skënderbeu, do të luhet të shtunën e 31 marsit, në orën 14:00, stadium “Loro Boriçi”.

Related posts

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFORD”/ Drejtuesit e Manchester United kanë një propozim për Pogban

Delo.autor

ËSHTË THIRRUR NGA TRAJNERI I SHPRESAVE/ Muçi merr minuta në kampionat, shoku i skuadrës shënon “poker” golash (VIDEO)

Delo.autor

HEROI I MADRILENËVE/ Isco: Ka lojtarë të tjerë të cilët janë më të mirë se unë

Isa.Autor

Leave a Comment