Futboll Seria A

Jim Pallotta: Roma nuk kishte zgjedhje tjetër për Salah dhe Pjanicin

Presidenti i Roma-s Jim Pallotta i është kundërpërgjigjur kritikëve që pretendojnë se Roma është një supermarket.

Roma ka treguar një tendencë për të shitur lojtarët kyçë çdo verë, me Pjanic dhe Salah që janë dy të fundit.

“Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken. Më bezdisin njerëzit që thonë se Roma është një supermarket,” shprehet Palliotta për Sirius XM radio.

“Pjanic kishte një klauzolë dhe duhet të ikte. Salah po bën namin në Premier League, ai tha se donte të largohej dhe nuk kishte kohë të mbetur në kontratë, kështu që nuk kishim asnjë zgjedhje.

Image result for pallotta roma

“Ka gjëra që ndodhin në prapaskenë që njerëzit nuk i kuptojnë. Monchi-t iu desh pak kohë të ambientohet me Romën.

“Ai erdhi verën e kaluar dhe nuk kishte shumë kohë në merkato. Kishte shumë gjëra për t’u rregulluar dhe duhet pak kohë.

“Kemi qenë të pafat me disa dëmtime, megjithëse Kolarov po kalon një sezon të madh, bashkë me Under. Under është i blinduar te Roma pasi ka një kontratë pesëvjeçare.

“Kam qenë një tifoz i Allisson që prej ditës së parë që erdhi këtu dhe më vjen mirë që është përmirësuar ndjeshëm.”

Related posts

“JAM SHUMË I LUMTUR PËR…”/ Paqueta prezantohet te Milani, por të gjithë flasin për…

Delo.autor

MBYLLET FAZA E PARË NË SUPERIORE/ Partizani merr kryesimin, Bylisi dhe Vllaznia ndjekin nga pas. Ja renditja

Delo.autor

Zyrtare: Tottenham transferon yllin e PSG-së

Q.Autor

Leave a Comment