Futboll Sport

FITOI GJYQIN NË FIFA NDAJ FLAMURTARIT/ Mesfushori Useini: Pres të paguhem, faji nuk duhet të mbetet… jetim

Nuk është vlonjat, por as ai nuk është ndier mirë nga rënia e Flamurtarit. Muhamed Useini nuk e kishte menduar asnjëherë që një klub me të tillë histori do të përfundonte në Kategorinë e Dytë. Shqiptari nga Maqedonia nuk i ka mbyllur ende llogaritë me vlonjatët, ndonëse ka vite që është larguar. E ka fituar me kohë gjyqin për borxhet e prapambetura në FIFA dhe po pret të paguhet. Këtë e rrëfen në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”.

Luajtët dy sezone me Flamurtarin, si u ndiet kur mësuat se ranë në Kategorinë e Dytë?

Ndihem keq. Unë kam kaluar dy vite mjaft të bukura në Vlorë dhe një emër si Flamurtari nuk e meriton të jetë në Kategorinë e Dytë.

E kishit menduar që do të shkonte kështu kjo situatë?

Besoj se askush nuk e ka menduar se mund të vinte kjo situatë për një klub me aq emër. Por ja që rrethanat e sollën kështu. Ndodhi, nuk ke çfarë bën. Tani duhet të gjenden zgjidhje se si Flamurtari të ringrihet dhe të shkojë aty ku e meriton dhe ka vendin.

Cila është rruga e ringritjes së Flamurtarit?

Privatizimi do qetësonte situatën. Duhet të bëhet një plan konkret për ta nxjerrë nga kriza fillimisht dhe më pas vjen ringritja. Është proces i ngadaltë, por duhet të mirëmendohet dhe studiohet.

Kush mban përgjegjësi kur një klub shkon në këtë pikë?

Në fakt, faji gjithmonë mbetet jetim. Mirëpo, duhet të marrin përgjegjësi nga i pari tek i fundit dhe të bëhet një analizë që e solli në këtë situatë klubin.

Ju luani te Gjilani, atje ku ka të tjerë lojtarë që kanë qenë pjesë e Flamurtarit. Si e përjetuat rrëzimin e Flamurtarit?

Nuk ndihem mirë, sepse flasim për një klub të madh. Mirëpo, kjo është situata… Edhe futbollistët që kanë luajtur me Flamurtarin dhe që sot janë te Gjilani u mërzitën shumë. Por më tepër e ndjeu Franc Veliu, që është edhe vlonjat dhe e ka fanellën e qytetit të tij.

Klubin e keni çuar në FIFA dhe madje e keni fituar gjyqin. Në çfarë faze është kjo çështje?

Në fakt, është një çështje me të cilën merret avokati im. Nuk kam shumë informacion, pasi çdo gjë e ka në dorë të tij.

Do ta dëshiroje një rikthim te kampionatin shqiptar?

Të them të drejtën, po filloj vitin e tretë në Gjilan dhe kam gjetur një ekip serioz me ambicie të mëdha. Nuk besoj që lëviz, por kurrë nuk i dihet. Ndoshta do luaj edhe një herë në Superiore në Shqipëri.

Related posts

“Çmendet” Reali/ Madrilenët kanë gati 405 milionë euro për 3 goditje në merkato

Isa.Autor

Lewandowski shpallet bindshëm golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Garë e “çmendur” në Gjermani, feston Verstappen. Mercedesi katastrofë

Delo.autor

Leave a Comment