Futboll Seria A

Fati i keq e përndjek, Andrea Conti mbyll sezonin para kohe

Fati i keq përndjek Andrea Contin.Sezoni i mbrojtësit italian me Milanin këtë herë është mbyllur përfundimisht. Pas disa muajsh në boke atëherë kur pritej rikthimi i tij në fushë Conti pësoi një tjetër dëmtim në stërvitje që do ta detyrojë t’i nënshtrohet një tjetër operacioni për t’u rikuperuar plotësisht. Mbrojtësi i krahut të majtë ka udhëtuar në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u konsultuar me kirurgun që operoi Zlatan Ibrahimovic.

Pasi të kuptohet shkalla e dëmtimit do të bëhet e ditur edhe koha që do t’i duhet ish lojtarit të Atalantës për t’u rikthyer në fushë, por minimalisht Conti do të ketë nevojë për 2 muaj pushim dhe kjo do të thotë që ky sezon futbollistik është i mbyllur për të.

Related posts

LIVE/ “Finalja e vogël”: Belgjika dhe Anglia luajnë për vendin e tretë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

E DINTE NJË MUAJ PËRPARA/ Tifozi “profet” i River po çmend Argjentinën me…

Isa.Autor

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ “Liga e Kampionëve”: Dybala dhe Ronaldo titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE

Delo.autor

Leave a Comment