Futboll

Radja Nainggolan në gjendje të dehur, dënohet nga policia

Radja Nainggolan, është dënuar për shkak se ka vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Radja nuk i ka punët mirë me alkool dhe si rrjedhojë as me autoritetet belge.

Mesfushori i Romës është zënë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit të martën pas ndeshjes kundër Arabisë Saudite – dhe është dënuar me ndalim të vozitjes për një muaj dhe 1600 euro gjobë trafiku.

Nainggolan njihet për shpirtin e tij argëtues dhe dëshirën e tij për të pirë alkool.

Ka edhe fakte të tjera që ai është përballë me gjoba të tilla.

Fakti i parë është shumë i afërt dhe vije pas ndeshjes në mes të Belgjikës dhe Greqisë, pothuajse një vit më parë. Nainggolan kishte rezultuar pozitivë në alkool duke vozitur në Audinë e tij A1, dhe ishte parë me një sërë femrash në klubin Sint Niklase Exo.

Mesfushori i Romës ka shumë histori të tilla. Ai dhe shokët e tij janë parë shpesh tërë natën zgjuar duke pirë dhe vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Related posts

Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

TRONDITET SPORTI NË FRANCË/ Sportisti HUMBET JETËN pas një “bllokimi” të rivalëve në…

Isa.Autor

Shndërrimi i Brozoviç/ Nga i padëshiruar, në lider të skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment