Futboll La Liga

Zidane krahason Asension me Messin/ Është një djalë i talentuar

Spanja ka një talent të gjeneratës në duart e tyre. Fjala është për Marco Asensio, një lojtar që është në gjendje të ekzaltojë tifozët dhe të krijojë rrezik sa herë që ka topin në zotërim.

22-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Argjentinës të martën në mbrëmje, duke luajtur 90 minuta të plota, pasi Spanja fitoi 6-1 në “Wanda Metropolitano”, pas barazimit 1-1 në Gjermani, të premten, ku Asensio e nisi si zëvendësues.

“Nuk kam parë asnjeri si ai, që nga Messi”, i tha Zidane pak kohë më parë mesfushorit nga Majorca, pasi ai ishte i bindur për talentet e Asensio.

Spanja nuk ka pasur kurrë një lojtar me aftësinë për të kapërcyer kundërshtarin me shpejtësinë e tij, duke ruajtur kontrollin e plotë të topit në të njëjtën kohë; ai është unik në cilësitë e tij dhe duhet të kujdeset për të siguruar, që të arrijë potencialin e tij maksimal.

Asensio është në gjendje të jetë një super yll dhe kundër Argjentinës ai tregoi talentin e tij, duke shfaqur shpejtësinë e tij, kalimin e kundërshtarëve dhe aftësinë për t’u lidhur me shokët e skuadrës, diçka që Isco dhe Diego Costa e vërtetuan.

Sulmuesi i Real Madridit duket, se do të luajë një rol të madh në Kupën e Botës në Rusi. Ai erdhi në vend të David Silva kundër Argjentinës dhe tregoi, se mund të luajë në disa pozicione me Julen Lopetegui, teksa në gjysmën e parë luajti si sulmues i krahut të djathtë. Ka pak lojtarë që i drejtohen mbrojtësve në ditët e sotme, por Asensio është ai që e do këtë. Ai ka golin dhe kundërsulmin në kokën e tij sapo merr topin. Javier Mascherano ishte në gjendje ta verifikonte më së miri në ndeshjen e të martës në mbrëmje.

Related posts

Valencia e mbyll sezonin me fitore ndaj Deportivos të rënë në Secunda Divizion (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Ronaldo kishte refuzuar kontratën me Realin para se të shkonte në Juventus

Delo.autor

Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment