Futboll Seria A Sport

INTERI NË FESTË/ Vrsaljko kërkon kalimin me çdo kusht tek zikaltrit

Sime Vrsaljko kërkon t’i bashkohet medoemos Inter-it, por Atletico Madrid kërkon një shitje përfundimtare të lojtarit.

Mbrojtësi i djathtë kroat është objektivi kryesor i Zikaltërve në atë pozicion, dhe ai ka impresionuar gjatë Kupës së Botës.

Vrsaljko gjithashtu e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka luajtur më parë te Sassuolo.

Gazzetta Sportiva raporton se lojtari mezi po pret të rikthehet në Itali, dhe është duke shtyrë për një kalim tek Inter.

Ka një ofertë në tavolinë e cila është 6 mln euro huazim me një opsion 25 mln euro për blerjen përfundimtare në fund të sezonit.

Atleti nuk është përgjigjur akoma por dëshiron ta shesë përfundimisht mbrojtësin, por fakti që ai kërkon të rikthehet në Serie A mund të detyrojë klubin të pranojë ofertën.

Related posts

As në botëror nuk keni për ta parë këtë gol! (VIDEO)

Sadik.Autor

“AI I PËLQENTE HAMBURGERAT MË SHUMË”/ Ish-portieri i Chelseat: Hazard nuk mendon për asgje më shumë se…

Delo.autor

Ish-futbollisti i Tiranës hedh hapin e madh në karrierë, debuton me ekipin e parë në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment