Futboll Seria A

Anthony Martial, ëndrra e Juventusit për sulmin

Juventusi ëndërron Anthony Martial të Manchester United. Sipas Tuttosport, bardhezinjtë kanë shënjestruar sulmuesin e talentuar francez për të përforcuar repartin e avancuar gjatë merkatos së verës. 22-vjeçarit i skadon kontrata në verë të 2019-ës, por qëndrimi tij në “Old Trafford” nuk është i sigurtë.

Në 26 ndeshje të këtij sezoni në Premier League në 10 raste Jose Mourinho e ka aktivizuar nga stoli. Interesant është fakti që të gjitha ndeshjet ku Martial ka shënuar (9), “Djajtë e Kuq” i kanë fituar. Marotta dhe Paritici janë gati për t’u hedhur në sulm për 22-vjeçarin, që në vitin 2015 i ka kushtuar Manchester United thuasje 60 milionë stërlina.

Related posts

“ISHTE NJË MOMENT I VËSHTIRË”/ Gruaja e ish-lojtarit sulmon Mourinhon: Ai më ka bërë të vuaj…

Delo.autor

ZËRAT PËR LARGIMIN NGA PARTIZANI/ Mbrojtësi Boldor i jep fund aludimeve me një postim (FOTO)

Delo.autor

SKANON “DERBIN E MADONINËS”/ Vieri: Lautaro si “vrasës”, Leao si rrufeja. Nuk ka kalkulime kësaj here

Delo.autor

Leave a Comment