Futboll Premier League

Morata pezullohet pasi i dedikon golin fëmijës, ja si reagon Conte

Antonio Conte thotë se Chelsea dhe Alvaro Morata duhet të mësojnë nga pezullimet dhe pranon se klubi mund të ndërhyjë në merkaton e dimrit.

Conte mendon se kartoni i verdhë i arbitrit Lee Mason ndaj Alvaro Morata-s ishte një mëkat pasi lojtari festoi golin e fitores në sekondat e fundit të Carabao Cup ndaj Bournemouth duke futur topin poshtë fanellës – që simbolizon fëmijën që pret gruaja e tij.

 Antonio Conte will have to make do without his leading scorer this weekend

Sulmuesi është ndëshkuar me kartonin e verdhë, që ka qenë i pesti për të, dhe që do të jetë i detyruar të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Everton.

Trajneri i Chelsea-t Conte tha: “Duhet të tregohem i sinqertë, në atë moment ne po shijonim golin e shënuar. Por e kuptova që festoi golin duke futur topin poshtë fanellës. Mendoj se është një mëkat.

 The striker was booked for his celebration after a late winner against Bournemouth

“Ai është një festim që lejohet. Por arbitri nuk mendoi ashtu.

“Është një humbje e madhe për ne, por ndodhi. Duhet të pranojmë vendimin dhe të mundohemi të tregohemi më të kujdesshëm”.

Related posts

CHELSEA PA MERKATO/ Braziliani konfirmon rinovimin e kontratës, ja afati i qëndrimit

Delo.autor

SEZONI CHAMPIONS 2019-2020/ Vlera 16 miliardë euro, ja skuadrat me lojtarët më të shtrenjtë (FOTO)

Delo.autor

“TIRANA E KA FITOREN NË XHEP”/ Shikoni si “Macja e zezë” i pret rrugën PARTIZANIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment