Eredivisie Futboll

Ideja origjinale e PSV, zyrtarizon blerjen e re në FM 2018

PSV Eindhoven ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të zbuluar blerjen e re. Klubi holandez, në fakt, ka publikuar një video në Twitter duke e blerë lojtarin në Football Manager 2018. Në një epokë ku transferimet nuk bëjnë aq shumë bujë nëse nuk prezantohen në mënyra të veçanta, klubet janë vënë në kërkim të mënyrave më origjinale për të tërhequr sa më shumë vëmendjen në rrejtet sociale.

Kështu, klubi legjendar holandez ka postuar një video në Twitter të blerjes së Maximiliano Romero në Football Manager 2018. Videoja prej 54 sekondash tregon ofertën prej 2.4 milionë eurosh, që është pranuar nga Velez Sarsfield, me lojtarin që ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të 2023-it dhe i cili do të fitojë pak më shumë se 10 mijë euro në javë dhe ka marrë një bonus prej 300 mijë eurosh në momentin e firmës. Gjithçka është konfirmuar më një postim në Twitter.

Related posts

Zbulohet shuma që do të paguaj Real Madridi për transferimin e De Geas

Sadik.Autor

Allegri ka kritika: Pasi shënuam 2 gola, sikur na zuri gjumi

Delo.autor

DE ROSSI NUK E SHEH TË PAZËVËNDËSUESHËM/ Por Paulo Dybala i shfaq “dashurinë” Romës, refuzon milionat nga Arabia

F.autor

Leave a Comment