Futboll Seria A

Luciano Spalletti: Te Interi për të qëndruar gjatë

Luciano Spalleti dëshiron vazhdimësinë ndërkohë që vlerësimet për të nga drejtuesit e ziklatërve janë maksimale, ç’ka nënktupton se bazat janë të forta për të ndërtuar rinovimin.

Vullneti për të qëndruar bashkë është konkret, por në mes gjithsesi hyn çështja Champions. Diskutimi për një kontratë të re mes teknikut Spalletti kalon pashmangshmërishtë nga çështja e kualifikimit në Champions, që përkon të jetë objektivi sezonal i Interit.

«Verën e shkuar e gjykova si diçka fantastike ardhjen time tek Interi dhe vijoj të mbetem i të njëjtit mendim duke dëshiruar vazhdimësinë e punës time në këtë skuadër”, deklaroi Spalleti.

Bekimin ia dha edhe i larguari Sabatini, i cili i uronte qëndrimin jo vetëm për një sezon por të paktën për një pesëvjeçar në klubin zikaltër për të gjithë vlerat dhe meritat që ky trajner ka.

Në simbiozë me Walter Sabatinin, tashmë ish drejtorin sportiv të grupit Sunning, janë edhe vetë drejtuesit të cilët shpresojnë që tekniku 59-vjeçar të vijojë qëndrimin e tij në këtë organikë duke çuar përpara projektin e nisur sëbashku, duke forcuar një skuadër, e cila ka treguar se mund të progresojë shumë më tepër nën drejtimin e njeriut të duhur, dhe jo vetëm nga investimi masiv në merkato.

Në këtë mënyrë, Luciano Spalletti qëndron në qëndër të universit zikaltër duke bërë që të gjithë të orbitojnë rreth këtij personaliteti, të cilit do t’i mjaftojë vendi i tretë ose i katërt në kampionat për t’i konfirmuar jo vetëm rinovimin e kontratës por edhe admirimin që të gjithë kanë për të.

Related posts

“DUKE BËRË KOMPLOT ME…”/ Ky postim i Pogbas me Salahn po “çmend” tifozët në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni model, Hoxhaj ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Emergjenca në mbrojtje, MILANI kërkon rezervën e Lazios

Isa.Autor

Leave a Comment