Futboll Premier League

“Guardiola ndërpret stërvitjen për 10 minuta nëse bën një pasim qesharak”

Talenti i Manchester City-t Thierry Ambrose ka zbuluar obsesionin e Pep Guardiola-s për të arritur përsosmërinë në stërvitje.

Ambrose është i huazuar te NAC Breda këtë sezon, por ka kaluar pesë vite te City, ku ka zhvilluar aftësitë e tij që kur u transferua nga Auxerre.

Por me ardhjen e Guardiola-s, gjërat janë revolucionarizuar dhe vëmendja për detajet e Guardiola-s i ka tërhequr vëmendjen talentit 20-vjeçar.

“Me Pep, është mbajtje topi dhe vetëm mbajtje topi,” shprehet ai për SFR Sport. “Nëse bën një gabim qesharak, ai ndërpret stërvitjen për 10 minuta dhe flet për pasimin.

“Pasi ai ndërpret lojën për 10 minuta, askush nuk ka më mendje të bëjë një pasim të gabuar.

“Ai ka ndryshuar gjithçka duke filluar nga U-6. Ai ka ristartuar gjithçka. Neve rezervat ka dërgoi të stërviteshim me fëmijët. Është e rëndësishme që mosha 10 apo 11 vjeç të luajë të njëjtin stil loje si ekipi i parë.”

Related posts

Kërkohet fitore ndaj Partizanit, presidenti i Kamzës ultimatum Klodian DUROS

Isa.Autor

ASKUSH NUK E DO MË NË “CAMP NOU”/ Barcelona i vendos çmimin e shitjes Coutinhos, ja vlera e çmendur

Delo.autor

Reali me super ofertë për Hazard, bëhet blerja më e shtrenjtë në histori

Isa.Autor

Leave a Comment