Futboll La Liga

Zidane mendon për Juventusin, lë pushim Ronaldon

Reali i Madridit i frikësohet përplasjes me Juventusit në Champions, ose më saktë i përqendron të gjitha forcat për bardhezinjtë, pasi e ka të qartë se në La Liga titulli kampion është i Barcelonës.

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të aplikojë rotacionin në sfidën e së shtunës në transfertë me Las Palmasin, duke lënë jashtë skuadrës shumë futbollistë titullarë, ndër të cilët edhe Cristiano Ronaldon.

Trajneri francez dëshiron që portugezi të jetë 100% në formë kundër bardhezinjve, ndaj për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, do ta kursejë në kampionat. Por CR7, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, nuk do të jetë i vetmi që do të qëndrojë pushim këtë fundjave.

Mësohet gjithashtu se Sergio Ramos, Marcelo, madje edhe Keylor Navas, nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Las Palmasin. Kujtojmë se të “yjet” e Realit janë impenjuar maksimalisht në miqësoret e marsit me përfaqësueset respektive.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Diaz bën Real Madrid-in të pendohet, por Milan ka një avantazh të madh

Delo.autor

LEA KAMPOS, MISI I USHTRISË BRAZILIANE QË U BË GJYQTARE/ Historia e 77-vjeçares që fitoi mbi dhunën e meshkujve

Delo.autor

“ISHTE THJESHT NJË SHPREHJE, PA…”/ ​UEFA hap hetime ndaj Simeones, por jo ndaj Ronaldos

F.autor

Leave a Comment