Futboll La Liga

Achraf Hakimi: Dua të qëndroj gjatë tek Real Madridit

Marokeni Achraf Hakimi dëshiron që të vazhdojë gjatë me Los Blancos dhe shpreson që të këtë sa më shumë suksese me këtë klub

Hakimi ka thënë se nuk ka asnjë tendencë për t’u larguar nga Real Madridi pavarësisht raportëve që e lidhin atë për një largim nga kryeqyteti spanjoll.

19 vjeçari, i cili ka bërë debutimin e tij në La Liga kundër Espanyolit më 1 tetor 2017, është paraqitur sivjet 13 herë dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat për skuadrën e Zidane këtë sezonë.

Pavarësisht se ka kohë të kufizuar që nuk është paraqitur shumë këtë sezonë, Hakimi ka qenë i qartë se nuk dëshiron të largohet as tash dhe as në të ardhmen nga Reali.

“Vetveten e shoh vetëm duke luajtur për Real Madridin, ata janë klubi i jetës sime dhe nuk kam asnjë tendencë për ta lënë atë”, ka thënë Hakimi për Marca.

Related posts

Protagonist në fitoren e parë, SHQIPTARI i Arsenalit “shpërblehet” në Angli

Isa.Autor

“DITËLINDJE ME POLICI”/ Sulmuesi i Barcelonë sherr për faturën

Isa.Autor

Vendim i papritur i Panuçit, lë jashtë Kombëtares mesfushorin e rëndësishëm

Q.Autor

Leave a Comment