Futboll La Liga

“Viktima” e preferuar e Messi-t pret Barcelona-n

Kjo do të jetë ndeshja më tërheqëse e javës së 30-të të kampionatit spanjoll. Të dy këto ekipe do të kenë një sy në çerekfinalet e Champions League, që do të kthehet mesjavën e ardhshme. Duke parë se katalanasit e kanë hipotekuar titullin dhe bardhekuqtë që luftojnë për një vend në Europa League, ka shumë mundësi që dy trajnerët të përdorin një rotacion të gjerë.

Skuadra e Montella-s ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Champions, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ecurinë e tyre në kampionat. Në fakt, ata do të paraqiten në takimin e kësaj të shtune pas dy humbjesh radhazi të pësuara në La Liga. Ata kanë pësuar 8 humbje në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit, një ecuri që bie në kontrast me paraqitjet e mira të bëra në Europë. Për më tepër, Sevilla ka fituar vetëm 2 nga 7 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

Kjo statistikë duhet ta bëjë të ndihet mirë Barcelona-n. Leo Messi nuk ka luajtur në dy miqësoret e Argjentinës dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë. Ai ka shënuar të paktën një gol në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura me Barcelona-n. Por katalanasit kanë bindur edhe në mbrojtje gjatë këtij sezoni, me vetëm 0.45 gola të pësuar për ndeshje.

Shifra dhe Fakte
– Barcelona ka fituar 5 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Sevilla dhe 4 nga 6 takimet e fundit të luajtur në “Sanchez Pizjuan”.
– Sevilla ka fituar vetëm 1 nga 21 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Barcelona-s në La Liga dhe nuk ka pësuar gol vetëm në një nga këto takime.

– Vendasit kanë pësuar të paktën 1 gol në 14 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër Barcelona-s.
– Barcelona nuk ka pësuar asnjë humbje në 36 ndeshjet e fundit të La Liga-s, vetëm dy larg rekordit të vendosur nga Real Sociedad në sezonin 1979/80.

– Sevilla, bashkë me Atletico Madrid, është ekipi ndaj të cilit Messi ka shënuar më shumë (23), por vetëm tetë nga këto gola kanë ardhur në “Sanchez Pizjuan”.

Related posts

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ Barcelona pranon dështimin, nxjerr në shitje 400 milionëshin

Delo.autor

MË I MIRË SE AGUERO APO LEWANDOWSKI/ Ylli i Premier League ja kalon të gjithëve

Isa.Autor

MESFUSHORI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Milan tenton ta blindojë, i bën ofertën faraonike Calhanoglu mbi rinovimin

Delo.autor

Leave a Comment