Futboll La Liga

Las Palmas-Real, madrilenët kanë dominuar “Kanarinat”

Real Madrid do të kthehet në fushë pasditen e së shtunës dhe do të luajë në fushën e Las Palmas. Kampionët në fuqi mbajnë vendin e tretë në kampionat me 60 pikë, 1 më shumë se Valencia e vendit të katërt dhe katër më pak se Atletico Madrid i vendit të dytë.

Skuadra e Zinedine Zidane do të paraqitet në këtë takim pas tri fitoresh radhazi të marra në kampionat, ndërsa lojtarët e Paco Jimenez nuk kanë fituar asnjë ngë pesë të fundit dhe mbajnë vendin e 18 në renditje, gjashtë pikë larg mbijetesës. Kështu, “Kanarinat” janë të dëshpëruar për një fitore, por nuk do të jetë aspak e lehtë ta marrin këtë kundër madrilenëve.

Siç mund të imagjinohet, Real Madrid ka dominuar përballjet me Las Palmas (6 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në 9 ndeshjet e fundit). Pavarësisht nga kjo, vendasit kanë arritur të marrin dy rezultate befasuese ndaj “Los Blancos”, duke barazuar dy nga tri ndeshjet e fundit. ndërkohë, tetë nga nëntë përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve kanë sjellë 3 ose më shumë gola për ndeshje. Real Madrid ka fituar 3-0 takimin e fazës së parë.

Related posts

“KAMPIONATI NUK MBARON NESËR”/ Trajneri Pioli: Nuk duhet të ëndërrojmë, fjala “titull” vetëm në maj

Delo.autor

NISI SEZONIN E RI ME HUMBJE/ Mourinho vendos veton, dëshiron yllin e La Ligas…

Delo.autor

KUALIFIKIMI HISTORIK NË CHAMPIONS/ Dalin pamjet, shikoni festën e Atalantës në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment