Bundesliga Futboll

Bayern-Dortmund, “Der Klassiker” mund t’i japë titullin bavarezëve

Humbja e pësuar kundër Leipzig në javën e fundit të kampionatit para ndeshjeve të kombëtareve i ka hequr mundësinë Bayern-it të barazojë rekordin e ndeshjeve të nevojshme për të fituar titullin në Gjermani. Në fakt, Bayern i Pep Guardiola e ka siguruar trofeun pas 27 ndeshjesh në sezonin 2013/14.

Gjithsesi, jo gjithçka është e humbur, duke parë se kampionët në fuqi mund ta fitojnë titullin në shtëpi për herë të parë në 18 vitet e fundit me një fitore në “Der Klasiker” pasditen e së shtunës, gjithmonë nëse Schalke nuk fiton në shtëpi kundër Freiburg.

Gjithashtu, bavarezët do të kërkojnë të marrin fitoren e tretë kundër Borussia Dortmund në një sezon për herë të parë në historinë e tyre (ndeshja e fazës së parë u fitua 3-1 nga Bayern, që i ka eliminuar edhe në 1/8-at e Kupës së Gjermanisë), por Dortmund do të luftojë që t’i prishë planet e rivalëve të përjetshëm.

Vlen të përmendet edhe se janë bërë shumë ndryshime të rëndësishme që nga ndeshja e fundit mes këtyre ekipeve. Dortmund luan për një vend në Champions League dhe për vendin e dytë në renditje, që mbahet nga rivalët e Schalke-s, të cilët kanë një avantazh prej vetëm një pike.

Për më tepër, trajneri i verdhezinjve, Stoger, do të kërkojë të mbetet i pamposhtur në drejtim të Borussi-aspër sa i takon ndeshjeve të kampionatit: 7 fitore, 5 barazime. Ndërkohë, Dortmund ka një sulmues të ri, si Batshuayi, i cili ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme Aubameyang dhe ka cilësitë e duhura për t’u bërë një super yll në Gjermani.

Në fakt, ai është golashënuesi më i mirë i Borussia-s në 2018-ë, me 6 gola të shënuar që nga momenti i huazimit. Por, nga ana tjetër, Bayern do të ketë Robert Lewandowski-n, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesliga-s me 23 gola. Gjithashtu, Lewa nuk është treguar shumë i mëshirshëm me ish-klubin e tij që nga koha e kalimit te rivalët bavarezë, duke shënuar shtatë gola kundër tyre që nga 2014-a.

Shifra dhe Fakte
– Siç mund të imagjinohet, Bayern ka një nga ecuritë më të mira të ndeshjeve të kampionatit të luajtura në shtëpi (11 fitore, 2 barazime) dhe një mesatare prej 3 golash për ndeshje.
– Bayern Munich ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Dortmund.

– Në 77% të takimeve të luajtura mes këtyre dy skuadrave janë realizuar më shumë se 2.5 gola për ndeshje.
– Batshuayi ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje të Bundesliga-s dhe ka një mesatare prej 1 goli çdo 95 minuta. Më mirë se ai ka bërë vetëm Robert Lewandowski.

Related posts

Shqipëria, dy ndeshje miqësore me Kosovën. Trajneri Memushaj zbulon listën

Sadik.Autor

(FOTO) Njihuni me stadiumet më të jashtëzakonshëm në botë

Q.Autor

Guardiola nuk e cilëson dështim eliminimin e Cityt nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment