Futboll

Daja: Transfertë e vështirë, por duam të sigurojmë titullin

Për trajnerin Daja, transferta shkodrane është mjaft e vështirë, duke u nisur edhe nga pozitat e Vllaznisë në tabelën e renditjes.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për pozitën e ekipit në klasfikim. Ata do të kërkojnë të rikuperojnë pozicionin që kanë. Ne do të shkojmë atje për të respektuar kampionatin dhe do të jemi në fushë me qëllimin që të arrijmë objektivat tonë dhe të mbyllim sa më shpejt çështjen e titullit kampion”, tha Daja.

Orges Shehi dhe Sabien Lilaj, i shtohen Jashanicës në listën e mungesave, por gjithsesi, trajneri i korçarëve mendon se ka futbollistë për të zëvendësuar ata në sfidën e nesërme.

“Përveç mungesës së Shehit dhe Lilajt por edhe Jashanicën që mungon prej kohësh nuk do të kemi mungesa të tjera. Janë dy mungesa të rëndësishme pasi Shehi është kapiteni jonë dhe Lilaj lojtari i kombëtares. Por ne kemi elementët e duhur që të bëjmë zgjidhjen më të mirë. Skënderbeu ka luksin që të ketë në dispozicion lojtarë që janë të gatshëm të luajnë titullarë në një ndeshje. Besoj se do të bëjmë zgjedhjet e duhura për të minimizuar sado pak mungesën e tyre në fushë”, u shpreh tekniku i Skënderbeut.

Related posts

Historia e pabesueshme e ekipit që nuk fitonte kurrë

Sadik.Autor

Presidenti i Barçës darkon me familjen e sulmuesit, Griezmann një hap larg marrëveshjes

Q.Autor

LAMTUMIRA E SUAREZ NGA BARCELONA/ Reagim i ashpër nga Dani Alves: Fatkeqësisht ky është…

Delo.autor

Leave a Comment