Futboll Premier League

Votuesit egjiptianë përpiqen të zgjedhin Mohamed Salah për president!

Popullariteti i Mohamed Salah në Egjipt vazhdon të fluturojë, me një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të këtij vendi, gati ta votojnë edhe që të bëhet president! Futbollisti i Liverpool ka qenë në formë elektrizuese me ekipin e Jurgen Klopp, në sezonin 2017-2018, duke shënuar 36 gola në 41 ndeshje, në të gjitha garat.

Salah, gjithashtu, ka grumbulluar 33 gola në 55 ndeshje me kombëtaren e Egjiptit dhe ka shënuar golin e minutës së fundit, që siguroi kualifikimin e Egjiptit për në Kupën e Botës 2018, në një fitore 2-1 ndaj Kongos. Ndoshta nuk është për t’u habitur, pra, se një numër votuesish iu vunë vizë të dy emrave në fletën e votimit; Abdel-Fattah Al-Sisi dhe Moussa Mustafa Moussa, për të shkruar emrin e Salah! Al-Sisi fitoi 92 për qind të votave, por më shumë se një milion njerëz i prishën votat e tyre, ku shumë veta ushtronin të drejtën e tyre demokratike për të protestuar, duke shkruar emrin e Salah në fletë-votimi.

Salah mund ta rrisë më tej “stokun” e tij të shtunën, ndërsa Liverpool do të përballet me Crystal Palace, në “Selhurst Park”. 25-vjeçari mund të shënojë në ndeshjen e 21-të të sezonit kundër “shqiponjave”, duke barazuar një rekord të mbajtur aktualisht nga Cristiano Ronaldo dhe Robin van Persie.

Related posts

Shumë dilema për Gatuzon/ Alegri rikthen Manxukiçin. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

Kërkon 30% rritje page, mbrojtësi i Flamurtarit mban “peng” vlonjatët

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ HAZARDI i këtij sezoni, më i mirë se ai i epokës Mourinho

Isa.Autor

Leave a Comment