Futboll Seria A Sport

INTERI NDEZ FISHEKZJARRET/ ZBULOHET çfarë do të ndodh NESËR me MODRIC

Luka Modric do t’i mbajë bisedimet deçizive me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez nesër, derisa kontigjenti i lojtarëve kroat tek Interi janë të bindur se Modric dëshiron të largohet nga Bernabeu. 32-vjeçari, i cili ishte kapiten i Kroacisë në Kupën e Botës, ka qenë subjekt i spekulimeve të mediave, të cilat e lidhnin atë me një kalim tek Interi.

Megjithatë, ai nuk është paraqitur ende në stërvitjet para-sezonale me Real Madridit në fillim të kësaj jave, duke krijuar spekulime të vazhdueshme te mediat italiane dhe ato spanjolle. Sipas Gazzetta dello Sport, Modric do të udhëtojë drejt Madridit sot, dhe do t’i bashkohet së pari familjes së tij.

Dhe nesër, ai do të takohet me presidentin, Florentino Perez, i cili javën e kaluar tha se kroati mund të largohet vetëm për shumën e 750 milionë eurove.

Pritet që gjatë takimit sy më sy, Modric do ta informojë presidentin se dëshiron të largohet për një aventurë të re.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E FUNDIT/ Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Delo.autor

SHKRUHET HISTORIA NË FUTBOLL/ Po bëhet virale, një 13-vjeçar debuton me skuadrën profesioniste (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Manchester United “fundos” Stoke Cityn, shënon golin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment