Futboll

Flamurtari-Kukësi, luhet për Europën por edhe për vendin e 2-të

Kuqezinjtë vijnë në një moment krize dhe ndalesa e kampionatit i ka shërbyer në maksimum trajnerit Shpëtim Duro, por edhe lojtarëve. Në një ndeshje kaq të rëndësishme rikthehen nga skualifikimi mbrojtësit Ditmar Bicaj dhe Goran Siljanovski, që kompletojnë repartin e prapavijës, i cili ka shfaqur jo pak probleme në ndeshjet e fundit. Shtyrja e kampionatit u ka bërë mirë lojtarëve të sulmit, Muarem Muarem, Mamadou Tounkara dhe Igor Nedeljkovic. 3 rikthime që shtojnë konkurrencën dhe rritin cilësinë në skuadër.

Në krahun tjetër, Peter Pacult bën llogaritë pa mesfushorin Besar Musolli, duke shpresuar te gjendja e mirë fizike dhe psikologjike e grupit. Kampionët duhet të gjejnë njeriun gol, pasi ndaj Flamurtarit këtë edicion dy realizimet kanë të njëjtin emër, Elis Bakaj, sulmuesi i larguar gjatë merkatos së dimrit nga Kukësi. Nëse Sidrit Guri po vijon të shënojë duke bërë të harrohet Bakaj, në krahun tjetër nuk po mban ritmin Tomislav Busic, që nga ndeshja e fazës së dytë ka shënuar vetëm një herë në portën e
Partizanit. Për këtë arsye, dueli ndërmjet dy numrave 9 shihet si një përballje direkte ashtu si dhe ai ndërmjet dy skuadrave. Në Vlorë luhet për vendin e dytë, por edhe për Këpucën e Artë.

Related posts

KRIZË REZULTATESH/ 7 gola dhe një rekord negativ i pabesueshëm, Bardhi me shokë në historinë e La Liga-s

Delo.autor

Girud shënon golin e parë ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

IU OFRUA ROLI I DREJTORIT TË RI TEKNIK/ Ja kushtet që Maldini vendos për të qëndruar tek Milan

Delo.autor

Leave a Comment