Futboll La Liga

Reali refuzon ofertën e çmendur për Asension

132 milionë funte, kjo është oferta e “Bluve të Londrës” për Asension, por që është refuzuar menjëherë nga “Los Blancos”.

Sipas “Don Balon”, presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, ka refuzuar ofertën e Chelseat për Marco Asension që besohet të ketë qenë 132 milionë funte.

Asensio, i cili sivjet ka realizuar 10 gola dhe katër asistime për Madridin, po ka luhatje të formës me Zinedine Zidanen dhe 22-vjeçari po lufton për një vend në formacionin e madrilenëve.

Gazeta spanjolle raporton se Asensio është siguruar nga Perezi se ka një vend në ekip, ndërsa klubet tjera i ka paralajmëruar se mesfushori nuk është në shitje.

Talenti spanjolli ka kontratë me 12 herë kampionët e Evropës deri në vitin 2023.

Related posts

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ Vjen reagimi i “rrufeshëm” i FSHF-së

Isa.Autor

STATISTIKA BEFASUESE/ Real Madrid është ekipi i dytë më i keq i Champions League

Delo.autor

LARGIMI I BALE NGA REAL MADRID ÇËSHTJE KOHE/ Ja tre opsione për të ardhmen uellsianit

Delo.autor

Leave a Comment