Futboll Seria A Sport

STRAKOSHA TITULLAR NË SFIDËN NDAJ INTER/ Ja plani i Lazios për t’i “vjedhur” firmën portierit të Kombëtares…

Gjatë ndalesës së kombëtareve, Mauricio Sarri pati mundësi të reflektojë për ndryshimet që mund të bëjë te Lacio e tij. E sigurt është mungesa e Açerbit në prapavijë dhe këtu Patrik duket më i avantazhuar se Radu.

Sidoqoftë, problemi më i madh ka të bëjë me portën. Reina ka qenë titullar, por tashmë nuk e ka më vendin e sigurt. Në këto rrethana, përfituesi mund të jetë Thomas Strakosha.

Shqiptari ka koleksionuar vetëm dy prezenca sivjet nga 11 të mundshme. Ai ka qenë titullar vetëm në Ligën e Europës, teksa nuk i ka shijuar ende emocionet e Serisë A në turneun aktual.

PLANI – Sarri mendon t’i besojë ndaj Interit pavarësisht se momenti është delikat. Stakosha dhe Reina kanë një garë të brendshme edhe për çështje të lidhura me kontratat.

Të dyve u përfundojnë akordet respektive me klubin në fund të sezonit e që nga janari do të jenë të lirë të firmosin me kë të dëshirojnë. 26 vjeç, portieri shqiptar cilësohej si e ardhmja e portës bardhekaltër deri pak kohë më parë.

Klubi do të mundohet t’i rrëmbejë firmën për rinovimin, por diçka e tillë nuk mund të ndodhë pa siguri teknike. Reina, ndërkohë, po shkon drejt të 40-ave dhe nuk ofron garanci afatgjata, ndaj zgjedhja e Sarrit mund të jetë e ndikuar edhe nga planet e klubit për Strakoshën, i cili mbron portën laciale prej thuajse gjashtë sezonesh.

Related posts

TRIUMFOI ME “POKER” NDAJ CHEALSEA/ Festimi special i Rashford bën kuriozë tifozët: Pse me shqiponjën e Shqipërisë?! (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Kuqezinjtë” të papërmbajtshëm, ylli Broja ndëshkon San Marinon me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Pandemia anullon një tjetër garë, “Formula 1” në kërkim të një piste

Delo.autor

Leave a Comment