Futboll

Begeja: Stop paragjykimeve, fituam në fushë

A ishte e vështirë të përgatisje një ndeshje të paragjykuar?
Begeja: Unë mendoj se në kampionatin shqiptar paragjykimet fillojnë që herët, nuk ka qenë problem për lojtarët. Edhe me Lushnjën u aludua sikur kundërshtari toleroi, megjithatë ne e kishim përgatitur siç duhet ndeshjen. Sot kishim një kundërshtar të fortë si Laçi. 3 pikë të merituara dhe të shikojmë përpara tani.

Edhe këtë herë fitorja vjen në fund. Duket sikur rrezikoni dhe vuani shumë për të marrë rezultat…
Begeja: Skuadra jonë kjo është. Kur s’ke cilësi para, goli vjen me shumë vështirësi. Po ta shikosh tabelën e klasifikimit të golashënuesve, te skuadra jonë kanë shënuar të gjithë.Do thoja që nuk kam asgjë pishman, pasi skuadra stërvitet mirë. Cilësia kjo është, nuk e rregullojmë dot tani. Në pjesën e parë patëm volum loje, por skuadra nuk ishte aty ku duhej. Na mungon cilësia lartë, e kemi të vështirë të shënojmë. Skuadra sulmoi në mënyrë frontale. Goli erdhi nga goditja standarde që ekzekutuam shumë mirë.

Related posts

SHOKOHET JUVENTUSI/ “YLLI” i skuadrës bradhezi LARGOHET tek RIVALËT e Serie A

Isa.Autor

Formacionet Zyrtare: Spal – Juventus

Q.Autor

PAS 65 MINUTASH LOJË/ Milan fiton penallti, shikoni ekzekutimin e “Bomberit” Piatek (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment