Futboll Sport

Kamza nis lëvizjet konkrete, vjen zyrtarizimi i parë për kryeqytetasit

Kamza ka nisur përgatitjet dhe hapi i parë ishte emërimi i trajnerit të ri. Bledar Devolli la Kosovën dhe u rikthye të bashkëpunojë me presidentin Naim Qarri. Më pas u zyrtarizua si drejtor sportiv menaxheri Andi Matraxhiu dhe tanimë kanë nisur të hidhen edhe firmat.

Bruno Arrabal ka qenë i pari që ka rinovuar, kjo sapo përfundoi kampionati, kurse tani të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrojtësi malazez Igor Cukovic. Sot ai ka nënshkruar kontratën që e bën pjesë të Kamzës edhe për një sezon. Në fakt ai kishte kontratë deri në janar dhe klubi normalisht ka dashur ta ketë deri në fund dhe i ka ofruar marrëveshjen e re, që është pranuar nga lojtari. Cukovic bëri paraqitje të mira në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, gjë që është shpërblyer.

Te Kamza po punojnë për të bërë edhe të tjera lëvizje, pasi largimet kanë qenë të shumta me përfundimin e kampionatit. Sulmi është reparti më problematik. Kapiteni Sebino Plaku i është bashkuar Kukësit, kurse Racic ka mbyllur bashkëpunimin dhe do e vijojë gjetkë karrierën. Gjithashtu edhe lojtarë si Fili kanë shpallur divorcin, ndaj edhe duhen bërë afrime të tjera dhe me peshë në ofensivë.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ EMPOLIT/ Gattuso: Ne jemi një skuadër e re, zgjidhja është…

Delo.autor

STATISTIKAT E DY PORTIERËVE TË PREMIER/ Ja krahasimi mes De Geas dhe Karius për golat e pësuar

Delo.autor

KA PASUR NJË KARRIERË SHUMË TË SUKSESSHME/ Ibrahimovic “çmend” Amerikën: Kam fituar tituj më shumë se…

Delo.autor

Leave a Comment