Futboll Seria A

Inter ‘paralajmëron’ Milanin, Lazio bën detyrën ndaj Beneventos

Në prag të Pashkëve, por edhe derbit me Milanin, Interi konfirmoi se është rikthyer, pasi mposhti Veronën me rezultatin 3-0 në ‘San Siro”.

Skuadra e Spallettit gjeti golin e avantazhit që në minutën e parë, me anë të kapitenit Mauro Icardi, ndërsa vetëm pak minuta më pas, ishte kroati Perisiç që shënoi golin e dytë.

Dominimi zikaltër vijoi gjatë gjithë takimit, ndërsa goli i 3-të erdhi në pjesën e dytë, ku si protagonistë ishin sërish Perisiç dhe Icardi, me kroatin që asistoi dhe argjentinasin që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 90’, arbitri ndëshkoi me karton të kuq portierin e Veronës, Nicolas, për një faull ndaj Ederit, mbi vijën e 16-metërshit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale të arbitrit.

Edhe Lazio, ashtu si Interi, shfrytëzuan hapin fals të Romës, për t’u ngjitur më shumë në renditje. Bardhekaltrit e Inzaghit triumfuan me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Beneventos së vendit të fundit, që për më tepër luajti me 10 futbollistë për më tepër se 80 minuta.

Dopietë e Immobiles, De Vrij, Caicedo, Luis Alberto dhe Lucas Leiva ishin autorët e golave për bardhekaltrit, ndërsa Cataldi dhe Guilherme shënuan për miqtë.

Related posts

INTER-REAL MADRID/ Sulmuesi Dzeko: Pres me padurim të përballem me “Los Blancos”, jemi gati

Delo.autor

Zidane i bën ‘daljen’ Benzemasë, planifikon ta largojë nga formacioni bazë

Q.Autor

ZYRTARE/ Partizani fiton gjyqin në KAS, zhbllokohet merkato

Delo.autor

Leave a Comment