Futboll Kombëtarja Sport

ZBULON PIKAT E FORTA TË EDY REJAS/ Portieri Berisha: Ju tregoj si është trajneri i ri i kombëtares

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha ka dhënë mendimin e tij për trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Rejan.

“Gardiani” kuqezi, i cili ka punuar afro 7 muaj me teknikun 73-vjeçar te skuadra e Lazios, tregon pikat e forta të Rejës, si dhe beson se italiani do të rikthejë harmoninë në ekip.

“Kam pasur rastin të punoj me Rejën rreth 6 ose 7 muaj kur ishte trajner te Lazio. Ka shumë kualitete në pjesën e mbrojtjes. Në ato muaj kemi mësuar shumë, me ardhjen e tij ndryshuan shumë gjëra dhe u rikthyem te rezultatet pozitive.

Karakteristikë e tij është loja mbrojtëse, diçka që na shkon përshtat dhe ne pasi i kemi të gjitha karakteristikat e mundshme. Kam pasur mundësinë ta takoj para disa ditësh dhe më është shfaqur shumë optimist dhe ka pasur shumë dëshirë që të marrë Kombëtaren tonë.

Një fitore në ndeshjen e radhës do të na ndihmonte për moralin, por edhe për mundësitë tona për t’u kualifikuar në Europian. Jo vetëm për të përgatitur lojën, por Reja edhe të punojë nga ana psikologjike e të rikthejë harmoninë në ekip. Shpresoj të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, u shpreh Berisha.

Related posts

Reali gati të bëjë çmendurinë, 400 milionë euro për Neymar

Q.Autor

NJË FINALE PA “PLESHTIN” DHE CR7 PAS 5 VITESH/ Po bien “Perënditë e futbollit”, vijnë kampionët e së ardhmes

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Luftëtari, starton pjesa e dytë. Gjirokastritët në kërkim të golit

Delo.autor

Leave a Comment