Futboll Premier League

Lukaku arrin 100 gola, Manchester United kthehet i dyti…

Manchester United ka shënuar dy herë në pesë minutat e para duke fituar lehtësisht 2-0 ndaj Swansea. Romelu Lukaku shënoi golin e parë pas pesë minutash lojë, pas pasimit të marrë nga Alexis Sanchez. Sulmuesi belg arriti kuotën e 100 golave në Premier League dhe bëhet lojtari i pestë më i mirë në moshë që kap “shekullin” me gola, pas Owen, Fowler, Rooney dhe Kane. Lukaku është 24 vjeç e 322 ditë.

Golin e dytë për Manchester United e shënoi Alexis Sanchez në mesin e pjesës së parë dhe në vazhdimin e lojës të besuarit e Jose Mourinho u morën me administrimin e fitores që i ngjit në vendin e dytë të renditjes me dy pikë më shumë se Liverpool i vendit të tretë që fitoi 2-1 në fushën e Crystal Palace, por ka luajtur një ndeshje më shumë se “djajtë”.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në pasditen e Premier League, Newcastle dhe West Ham fituan në fushën e tyre përkatësisht kundër Huddersfield dhe Southampton, duke bërë një hap të sigurt drejt qëndrimit mes më të mirave. Burnley dhe Leicester triumfojnë në transfertë, ndërsa Watford-Bournemouth u mbyll në barazim 2-2.

https://streamable.com/3273s

Related posts

Xhenaro Gattuso bën plane, por varet edhe nga… Commisso

Isa.Autor

“Befason” ylli i Ajax-it, firmos për 5 vite me Bolonjën

Sadik.Autor

DY NDESHJE DY HUMBJE/ Mesfushori i ARSENALIT: Jam i habitur përse po na kritikojnë…

Isa.Autor

Leave a Comment