Futboll Seria A Sport

FESTË TEK INTERI/ Zikaltrit pranë goditjes së dyfishtë, arrin akordin me…

Inter është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Atletico Madrid për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë Sime Vrsajlko. Ky transferim do të finalizohet brenda javës dhe klubi nga Madridi do të fitojë 25 milionë euro për mbrojtësin kroat. Sipas “Sky Sport Italia”, dëshira e Vrsaljko për të nënshkruar me Interin e ka detyruar Atletico ta lirojë mbrojtësin e krahut që bëri një Botëror të shkëlqyer me Kroacinë duke arritur deri në finale ku u mposhtën vetëm nga Franca. Drejtuesit e Interit do të ofrojnë 8 milionë euro për huazimin e kroatit dhe do të përfitojnë një opsion për ta blerë për shifrën e 17 milionë eurove. 26-vjeçari u bashkua me “Los Colchoneros” nga Sassuolo në verën e vitit 2016, por dëmtimet dhe konkurrenca nga Juanfran e panë atë të grumbullojë vetëm 54 paraqitje nën drejtimin e Diego Simeone. Ai ishte titullar në finalen e Europa League të Atletico kundër Olympique Marseille në maj, me spanjollët që fituan trofeun. Gjithsesi tani kraoti ka fituar vendin e titullarit, por oferta nga Interi e ka joshur për të lënë Madridin.

Interi kërkon të ndërtojë një ekip kompetitiv për të konkurruar denjësisht në Champions League dhe zikaltrit janë përforcuar në disa reparte duke afruar në gjirn e vet kampionë. Afrimi i radhës për zikaltrit mund të jetë Arturo Vidal. “Corriere dello Sport” njofton se Bayern Munchen do të lejojë që mesfushori të bashkohet me Interin, me kusht që oferta të jetë e drejtë. Klubi italian ka qenë shumë i lidhur me Vidal dhe e përditshmja italiane pretendon se kampionët gjermanë, të cilët kishin hezituar të lejonin largimin e mesfushorit, tani kanë vendosur të dëgjojnë ofertat. Kjo për shkak se vendosën të mbajnë Thiago Alcantara dhe Renato Sanches, i cili vjet ishte në huazim. Interit tani i është dhënë drita jeshile për të paraqitur një ofertë zyrtare për lojtarin. Vidal, i cili ka luajtur më parë në Serie A për Juventusin, gjithashtu është lidhur me Manchester United dhe Chelsea.

Related posts

BAJRAMI RIKTHEHET NË MODË/ Dy ekipe në Serie A vihen pas fantazistit kuqezi

F.autor

GRUSHTE NË MIQËSOREN NDAJ BYLIS/ Reagon klubi i Kukësit: Situata doli jashtë kontrollit, trajneri vendosi të…

Delo.autor

Salah bojkoton Botërorin? Nuk do ta besoni arsyeje pse

Sadik.Autor

Leave a Comment