Futboll

Fitore e çmendur e Kukësit, Flamurtari bën vetëvrasje

Fitore e çmendur e Kukësit me rezultatin 1-2 në Vlorë. Ekipi kampion i Shqipërisë fitoi me përmbysje rezultati kundër Flamurtarit. Vendasit shënuan të parët me anë të Camaras, por nuk arritën të mbanin rezultatin, pasi Guri realizoi rrjetën e barazimit, ndërsa Edipi i dha fitoren trajnerit Peter Pacult duke hedhur në tapet ekipin vlonjat. 

Pjesa e parë e takimit ndërmjet Flamurtarit dhe Kukësit ka përfunduar me rezultatin 0-0. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Vlorës ishte mjaft e luftuar, por nuk u arrit të shënohej asnjë gol. Vendasit dhe miqtë nuk rrezikuan shumë. Niveli i lojës është mesatar, por nuk ka shumë teknikë. Të dy ekipet, po tregohen më shumë fizike.

Takimi nisi me kujdes për të dy skuadrat. Flamurtari dhe Kukësi nuk donin të humbisnin sfidën, pasi vendosja e trajnerëve të tyre e tregoi këtë gjë. Ekipet ishin të rreshtuara mirë në fushën e lojës. Minutat e para, ekipet po studionin njëra-tjetrën, ndërsa me kalimin e lojës, skuadra e Flamurtarit mori më shumë iniciativën.

Vendasit u munduan të rrezikonin më shumë portën e Stivi Frashërit, por nuk ja dolën të sulmonin. Mbrojtja e Kukësit nuk është e pakalueshme, pasi lojtarët e Flamurtarit arritën të çanin në disa raste mbrojtjen kundërshtare, por pa ja dalë të gjenin rrjetën. Verilindorët u munduan nga fundi i pjesës së parë të dilnin përpara, por pa rezultat. Ata nuk ishin të qartë përpara portës së Nurkoviçit.

Pjesa e dytë nis me ritëm tjetër, pasi të dy ekipet mundohen të arrijnë te goli. Vendasit janë më të qartë dhe marrin përpara skuadrën kuksiane. Sulmet e tyre janë disi më të rrezikshme. Me kalimin e minutave, presioni i tyre në portën e Kukësit rritet. Duhej të vinte minuta e 68-të që rezultati të zhbllokohej. Krosim i Alvesit drejt zonës, Camara gjuan me kokë dhe mposht portierin Frashëri për 1-0.  Futbollisti me ngjyrë është në formë mjaft të mirë, pasi zhvillon volum të lartë loje dhe arrin të godasë  traversën në minutën e 76-të. Devijimi i Frashërit i mohon golin e dytë.

Kukësi nuk pajtohet me rezultatin dhe hidhet menjëherë në kërkim të barazimit. Kampionët e Shqipërisë ja dalin të dërgojnë shifrat në 1-1 me të zakonshmin Sindrit Guri. Futbollisti i harruar në zonë, mori një pasim nga Shameti. Shkodrani arriti të shënonte një supergol me këmbë duke arritur në kuotën e 12 golave personal këtë sezon. Goli i pësuar rrit ritmin e kuksianeve që vazhdojnë sulmet e tyre. Mbrojtja e Flamurtarit shthuret krejtësisht dhe gabojnë shumë në vendosje duke i dhënë hapësira sulmuesve të Kukësit. Momenti vendimtar i ndeshjes është minuta e 87-të kur Edipi harrohet i lirë në zonë dhe arrin të gjejë golin avantazhit dhe vulos takimin në 1-2. Përfundimisht, Kukësi fiton dhe arrin në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Flamurtari hedh në erë sezonin me 6 ndeshje pa fitore. /EDS

Flamurtari – Kukësi 1-1
Shënues: Camara 68’ / Guri 79’, Edipi 87’

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Uesini, Sidibe, Hoxhaj (Muarem 83’), Alves, Tunkara (Nedeljklovic 67’), Busic (Camara 57’). Trajner: Sh. Duro

Kukësi: Frasheri, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ymeri (Ethemi 56’), Imami, Cale (Edipi 77’), Dzaria (Balde 71’) , Shkodra, Guri. Trajner: P. Pacult

Gjyqtar: J. Xhaja
Karton i verdhë: 
Siljanovski 36’, Uesini 39’, Musta 45’, Tunkara 53’ / Imami 50’

Related posts

Gara për Champions, Spalletti lutet të mos hyjë dhe Milani

Sadik.Autor

BEZDISET NGA PYETJA PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Setién: Kemi folur aq shumë për të…

Delo.autor

Nuk ndalet Liverpooli/ Salah asiston, Solanke shënon gol ndaj Brighton (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment