Futboll Premier League

Arsenal-Stoke, vendasit nuk njohin humbjen prej 10 ndeshjesh ndaj miqve në shtëpi

Arsenal do të paraqitet në këtë ndeshje pas tri fotreve radhazi të marra në të gjitha kompeticionet. “Topçinjtë” mbajnë vendin e 6-të në Premier League dhe janë plot 13 pikë larg vendit të katërt.

Përballë tyre, këtë të diel, do të jetë skuadra e Stoke, që mban vendin e parafundit në renditje. Miqtë kanë arritur të marrin vetëm 6 fitore në 31 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionatin anglez dhe vetëm 1 në 15 takimet e luajtura në transfertë.

Kalendari nuk do ta ndihmojë ekipin e Shaqirit, duke parë se në javët e ardhshme ata do të përballen me Tottenham dhe Liverpool. Gjithsesi, Stoke ka marrë një fitore 1-0 në ndeshjen e fazës së par të luajtur mes këtyre dy skuadrave dhe ai ka qenë suksesi i parë i tyre kundër Arsenal që nga 2014-a.

Arsenal nga ana tjetër, ka fituar 10 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër Stoke në të gjitha kompeticionet. 9 prej këtyre takimeve kanë qenë në kampionat dhe 3 fitoret e fundit kanë ardhur me dy gola diferencë.

Related posts

Asensio mendon largimin nga Reali, pëlqen ofertat e Premier Leagues

Sadik.Autor

Roma i hakmerret Barcelonës për Malcomin, e mposht me lehtësi

Sadik.Autor

LËVIZJE NË PARAVIJËN E KUQEZINJVE/ Milani siguron talentin serb, por rrezikon të humbasë…

F.autor

Leave a Comment