Futboll

“Futbolli ka nevojë që Messi ta fitojë Kupën e Botës”

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë e ka siguruar vendin në mesin e futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por statusi i tij si më i miri në histori të sportit vazhdon të vihet në pikëpyetje për shkak të mungesës së suksesit me Kombëtaren.

Derisa legjendat si Pele dhe Deigo Maradona e kanë frymëzuar Brazilin dhe Argjentinën drejt triumfeve në Kupat e Botës në të kaluarën, është sugjeruar se Messi duhet ta bëjë të njëjtën gjë për të gëzuar statusin e njëjtë si ta, transmeton Express.

Megjithatë, Hernan Crespo, ish-sulmues argjentinas, beson se Messi nuk ka çfarë të dëshmojë më dhe se triumfi në Rusi gjatë verës do të ishte më i mirëpritur nga komuniteti më i gjerë sportiv sesa vetë Messi.

“Për të dhe vendin tim, shpresoj se ai e fiton”, ka thënë Crespo.

“Johan Cryuffit nuk i është dashur Kupa e Botës për të qenë më i miri në histori. Njëjtë ka ndodh me Di Stefanon”, ka shtuar ai.

“Futbolli ka nevojë që Messi ta fitojë Kupën e Botës”, shtoi ai. /Express/

Related posts

ZYRTARE/ Federata spanjolle merr këtë vendim dënues për Modric

F.autor

LIVE/ Liga e Europës: Olimpiakosi udhëheq në “San Siro”, ja të gjitha rezultatet e pjesës së parë (VIDEO)

Isa.Autor

E DUAN CHELSEA DHE LIVERPOOL/ Presidenti i Lyonit sqaron të ardhmen e Fekir

Isa.Autor

Leave a Comment