Futboll Ligue 1

Mbappe: Neymar qëndron te PSG, lajmet për transferimin e tij te Reali nuk janë të vërteta

Thashethemet se Neymar do t’i bashkohet Real Madridit në fund të këtij sezoni nuk janë asgjë tjetër përveç gënjeshtra, ka thënë bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappe.

Neymar është pjesë e PSG-së vetëm nga vera e kaluar, kur edhe klubi francez theu rekordin botëror të transferimeve duke paguar plot 222 milionë euro për ta transferuar atë nga Barcelona.

Por, vetëm gjashtë muaj nga transferimi i tij, thashethemet nisen të qarkullojnë se ai do të kthehet në Spanjë, ama kësaj radhe të rivali i përjetshëm i Barçës, Real Madridi.

I pyetur nëse Neymar mund të largohet, Mbappe është përgjigjur shkurt: “Këto janë gënjeshtra, asgjë tjetër”.

“Neymar më dërgon mesazhe dhe më jep lajme. I kam uruar mbarësi në Kupën e Botës, por jo ta fitojë atë”, shtoi ai.

“Natyrisht që synimi është ta fitoj unë Kupën e Botës. Madje e kam ëndërr”, ka theksuar ai.

Related posts

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË DILEMË/ Një darkë e kthen Sarrin në Serinë A, ja ekipi

Delo.autor

U LARGUA I TMERRUAR NGA TËRMETI/ Lojtari maqedonas i Kukësit nuk është rikthyer ende në skuadër

Delo.autor

BARCELONA-VALENCIA/ Rodrigo shtang “Camp Noun” dhe shënon gol me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment