Futboll

Zidane: Ka një këshillë për Gonzalo Higuain

Juventus do të presë Real Madrid të martën në mbrëmje dhe trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane, i është kundërpërgjigjur atyre që kritikojnë Gonzalo Higuain, duke thënë se njerëzit mund të thonë gjithçka pa zbuluar identitetin e tyre.

Pas rastit të humbur në miqësoren mes Argjentinës dhe Spanjës në mesjavë, sulmuesi është kritikuar shumë në rrjetet sociale. “Gjërat kanë ndryshuar shumë, njerëzit mund të thonë çdo gjë pa zbuluar emrin e tyre”, ka thënë Zidane.

“Mënyra më e mirë që të përballesh me këtë situatë është të mos dëgjosh. I ka ndodhur Higuain dhe mund të më ndodhë edhe mua”, ka thënë francezi, i cili ka komentuar edhe fitoren 3-0 të marrë nga ekipi i tij kundër Las Palmas.

“Las Palmas i duheshin pikët, po të kishte shënuar, gjërat do të ishin vështirësuar për ne. Kemi bërë një paraqitje të mirë, edhe pse kemi pasur vetëm dy dutë në dispozicion për t’u përgatitur”.

Lajmi i keq për Real Madrid ka qenë dëmtimi i Nacho Fernandez, i cili mund të mos jetë në dispozicion për sfidën e së martës. “Shpresoj që të mos jetë një dëmtim serioz. Bale? Ka luajtur shumë mirë. Të shohim nëse do të jetë në fushë të martën”, ka thënë Zidane.

Related posts

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane, një klub i Bundesligës ndjek me interes yllin e Dinamos

F.autor

LUHEN NË TË NJËJTIN ORAR/ Ja urdhri i FSHF-së për ndeshjet në Kategorinë Superiore…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Nuk e futi në lojë, “yllin” e BARCELONËS e ZË GJUMI në pankinë

Isa.Autor

Leave a Comment