Basketball

Ylli i Philadelphia, Embiid tenton sërish që të dalë me Rihanna

Ylli i Philadelphia 76ers Joel Embiid po tenton sërish që të dalë për darkë me Rihanna-n. Basketbollisti i shkroi në Twitter këngëtares së famshme, në përpjekje për të marrë një përgjigje nga ajo.

“Vogëlushe, a je beqare apo jo?” shkroi ai.

Pak minuta më pas ai citoi veten ku shkroi: “Process (pseudonimi) stop . Mendova se ti ishe një All Star”

Më herët në këtë vit, Embiid u përzgjodh si një basketbollist në All Star Game (Ndeshja e yjeve të NBA) dhe kjo për këtë është një sukses i madh. Ai tha para medieve dikur se një vajzë e famshme (e cila mendohet se është Rihanna) i pati thënë kur e ftoi për të dalë, se ai duhet që t’ia ribënte ftesën kur të thirrej për këtë ndeshje. Por kur basketbollisti zëvendësoi Kristaps Porzingis në ekipin All Star, u shpreh se kishte hequr dorë nga kjo vajzë.

“Ajo më refuzoi atëherë, kështu që përse të tentoj prapë? Unë më mirë ta lë pas këtë punë dhe të vazhdoj me tjetrën. Besojini Process-it”., i tha ai TNT.

Related posts

EUROLEAGUE/ Barcelona siguron fitoren e parë, CSKA Moscow kryeson rënditjen

Isa.Autor

NBA/ James Harden një përbindësh, “Mjekra” vendos rekordin historik (FOTO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Mbetjet e trupave të viktimave u kthehen familjeve

Delo.autor

Leave a Comment