Champions League Futboll

Cuneyt Cakir caktohet gjyqtari për të drejtuar ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Real Madridit

Gjyqtari turk Cuneyt Cakir është caktuar për ta drejtuar ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Ndeshja e parë zhvillohet në Torino të martën mbrëma.

Cakir është caktuar për këtë ndeshje dhe do t’i ketë për ndihmës Bahattin Duran, Tarik Ongun, Huseyin Gocek, Baris Simsek, ndërsa Mustafa Eyisoy do të jetë gjyqtar i katërt.

41-vjeçari ka histori të përzier me Juventusin, skuadër e cila ka regjistruar dy fitore dhe dy humbje kur ai ka ndarë drejtësinë në fushë.

Ai ka qenë gjyqtari kryesor i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015, kur Juventusi u mposht 3-1 nga Barcelona.

Ndërkohë, Real Madridi i ka fituar pesë, barazuar dy dhe humbur dy ndeshje me të si gjyqtar.

Related posts

A do të jetë Neuer në Botëror? Heynckes e ka përgjigjen

Sadik.Autor

KATËR SKUADRA PËR TITULL/ FSHF-ja zbulon axhendën. Trofeu i kampionit të Superiores do jetë në…

Delo.autor

Nëse ndodh kjo, mbrojtësi Skriniar largohet nga Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment