Futboll

Një brazilian bën me “krahë” Partizanin

Partizani ka marrë pikët e plotë në transfertën me Kamzën dhe i gjithë takimi është vendosur nga një gol i shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi brazilian Cardoso. Me këto tre pikë të kuqtë barazojnë Laçin e vendit të tretë me 42 pikë, kurse Kamza tani realisht rrezikon qëndrimin në Superiore, pasi kanë vetëm 6 pikë më shumë se Teuta e vendit të parafundit, së cilës i shkojnë si mysafire në fazën e fundit të kampionatit.

Luftë e fortë sportive në 45 minutat e para të takimit, teksa nuk munguan edhe kartonët e verdhë për lojtarët e të dyja ekipeve. Dalipi bëri një zëvendësim të detyruar që në fillim, me Bardhin që pati probleme dhe i la vendin Abdurahimit. Ky i fundit pati një nga rastet për të shënuar, por topi i gjuajtur prej tij u devijua nga Cukovic dhe doli jashtë. Më parë kishte rrezikuar Gojkovic, që me kokë goditi tranversën e portës së mbrojtur nga Avdyli. Në fund të pjesës së parë Trashi kishte një mundësi shënimi me Trashin, që i vetëm me portierin mik goditi jashtë: 0-0 pjesa e parë.

Partizani ishte më kërkues dhe në të 54’ ishte Mala ai që vuri në provë portierin vendas, i cili e priti topin e gjuajtur nga mesfushorit, ndërkohë që edhe në të njëjtin aksion provoi edhe Batha me një gjuajtje akrobatike, por Cukovic e ndali sferën dhe largoi rrezikun.Tre minuta më pas ishte Abdurahimi që provoi me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zone. Avdyli fluturimthi shpëtoi skuadrën e tij nga goli.

Kamza nuk ka forcën e duhur për të dalë përpara dhe rastet mungojnë. Gjithsesi ka përpjekje dhe në të 68’ ishte Fili ai që pas një krosi në zonë tentoi portën, por goditi mbi tra. Të kuqtë duan fitoren dhe trajneri Dalipi hodhi në fushë Cardoson dhe Çanin për të gjetur golin e fitores dhe është braziliani ai që e ka shpërblyer Partizanin, teksa ka arritur të shënojë në të 76’ me një goditje nga brenda zonës që u plas fillimisht në transversë dhe përfundoi në rrjetë. Mehmeti u hodh në fushë nga Ndreu për të ndryshuar diçka, por e vështirë të bëhej diçka ndaj skuadrës së Dalipit, që mbrojti me fanatizëm avantazhin dhe mori tre pikë me mjaft vlera.

Kamza-Partizani 0-1
Shënues: 
Cardoso 76’
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kotobelli (Cardoso 71’), Batha, Mala, Asani (Çani 74’), Bardhi (Abdurahimi 8’), Trashi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Kamza: Avdyli, Fukui, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi (Imeri 75’), Arrabal, Malaj (Ymeraj 69’), Fili, Plaku, Racic (Mehmeti 81’). Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Ridiger Cokaj, Enea Jorgji
Kartonë të verdhë: Kuqi 32’, Fukui 79’ / Trashi 27’, Kotobelli 39’

Related posts

GOLI I ANULUAR I MURIQIT/ Igli Tare kapet me futbollistin e Romës

Delo.autor

Hyri në histori/ Mihajlovic kërkon 10 milion euro dëmshpërblim

Isa.Autor

DYNAMO KYIV-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kalojnë në epërsi, shënon Giroud

Delo.autor

Leave a Comment