Futboll Seria A

Pesë goditje, pesë gola… rekordi i mbrojtësit të Lazio!

Mes mbrojtësve më të mirë në qarkullim në Serie A, i dëshiruar nga shumë klube të mëdha sepse nuk do të ketë asnjë lidhje kontraktuale në verë, Stefan de Vrij shënoi në ndeshjen kundër Benevento, golin e avantazhit të përkohshëm për Lazio, 3-2, me një goditje të bukur me kokë, duke u konfirmuar si vendimtar për ekipin bardhekaltër.

Në një skuadër që ka shënuar më shumë se 100 gola në të gjitha veprimtaritë vlen për t’u përmendur edhe kontributi i De Vrij, holandezi i lindur në vitin 1992 që ka një mesatare goditje portë/gol në masën 100%. Pesë herë ai ka goditur kuadratin e portës kundërshtare dhe në pesë raste ka shënuar gol.

Mbrojtësi 190 cm i gjatë, që duket se në sezonin e ardhshëm do të shkojë te Inter, është golashënuesi i katërt më i mirë te Lazio në këtë edicion, pas Immobile (26 gola), Milinkovic-Savic (9 gola) dhe Luis Alberto (8 gola). Aspak keq për një lojtar që mund të merret “gratis” në merkato pasi refuzoi të rinovonte me kryeqytetasit…

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Juventus përgatit ofertën e “çmendur” për Neymar

Delo.autor

LIVE/ Andorrë-Shqipëri, Bulku hedh në fushë Abrashin dhe Balajn

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ SOUTHAMPTON/ Werner: Nuk mund të fitojmë kështu

Delo.autor

Leave a Comment