Futboll

Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për Poloninë, ja lista e Grimës

Skuadra përfaqësuese A e femrave ka nisur sot grumbullimin në Elbasan, për të përgatitur ndeshjen zyrtare eleminatore të radhës, e cila do të luhet ditën e premte, më 6 prill, në Poloni. Për këtë takim, trajneri i skuadrës, Armir Grima, ka grumbulluar 20 futbolliste, me të cilat do të përgatisë edhe ndeshjen zyrtare. Përpara mediave, Grima, në lidhje me këtë përballje eleminatore, u shpreh: “Kthehemi sërish te ndeshjet eleminatore zyrtare.

 

Tashmë kemi një ide për kundërshtarin, Poloninë, që ka cilësi dhe elemente shumë të mira në fushë. Do të japim maksimumin tonë, do të futemi në fushë për të arritur rezultat pozitiv, dhe pse jo, për të mos dalë pa pikë. Ditët e grumbullimit do të na shërbejnë për të vlerësuar edhe situatën e vajzave, por do të ndalemi gjatë te pjesa taktike, për mënyrën se si do të luajmë.

Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim më të mirën tonë për të dalë me pikë nga ndeshja. Kam besim në reagimin dhe performimin e vajzave në fushë”, – u shpreh Grima para mediave.

Ekipi kombëtar A i femrave që nga sot e deri të enjten do të qëndrojë i grumbulluar në Elbasan. Më pas do të niset drejt Varshavës për takimin zyrtar të ditës së premte, shkruan telesport.

Më poshtë, do të gjeni edhe listën e lojtareve të grumbulluara nga ana e trajnerit Grima për këtë takim:

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Presidenti i Serie A: Interi refuzoi të zbresë në fushë ndaj…

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Ylli i thotë lamtumirë Serisë A dhe kthehet në shtëpi, pritje e çmendur nga tifozët (VIDEO)

Delo.autor

“NUK MË PËLQEN TË MË THONË QË JAM LIDER SEPSE…”/ Lukaku: Për të qenë një kampion duhet të përmirësohesh

Delo.autor

Leave a Comment