Futboll

Lista e të grumbulluarve, ja skuadra e Realit për sfidën me Juventusin

Juventusi dhe Real Madridi, dy finalistët e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, do të përballen sërish në këtë kompeticion, por tashmë që në çerekfinale.

Pritet një tjetër përplasje e madhe europiane, ndërkohë që Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e parë në stadiumin “Allianz”.

Dyshimi më i madh ka të bëjë me mbrojtësin Nacho, “viktimë” e një dëmtimi të muskujve “semitendinosus” të kofshës së djathtë.

Një problem që nuk është shumë serioz, megjithatë, duke pasur parasysh se emri i mbrojtësit qendror të datëlindjes 1990 është përfshirë në listën e të grumbulluarve.

Kjo është lista:
PORTIERE: Keylor Navas, Casilla, Luca.
MBROJTES: Carvajal, Vallejo, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Theo, Achraf.
MESFUSHORE: Kroos, Modric, Casemiro, Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos.
SULMUES: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Mayoral.

Related posts

REFUZON FANELLËN E JUVENTUS/ Shikoni reagimin e djaloshit kur kapet nga kamera (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Të dy ekipet kërkojnë finalen e parë për vitin 2020 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MESSI MBAN NUMRIN REKORD/ Vetëm 10 futbollistë e kanë fituar të paktën 2 herë “Topin e Artë”!

Delo.autor

Leave a Comment