Futboll

Milani hidhet në sulm në merkato, kërkon kapitenin e klubit të njohur turk

Humbja ndaj Juventusit tregoi defektet e skuadrës së Milanit. Kuqezinjtë nuk kanë alternativa cilësore, veçanërisht në mesfushë dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli tashmë ka filluar punën për të forcuar ekipin në këtë repart, ku synimi janë ata lojtarë që janë pa kontratë.

Njëri prej tyre është kapiteni i Besiktas, Oguzhan Ozyakup. I lindur në vitin 1992, ai ende nuk ka rinovuar me ekipin turk dhe Milan, siç shkruan ‘Calciomercato.com’ është gati të përfitojë. Klubi kuqezi megjithatë duhet të përballet me konkurrencën e Lazios dhe Interit.

Dje, një nga agjentët e Ozyakup konfirmoi interesin e Milan dhe Lazio, gjatë një interviste për mikrofonët e Livepool Echo: “Unë mund të konfirmoj se Lazio, Marseja, Everton, Milan dhe Valencia janë duke e vëzhguar dhe janë të interesuar për të siguruar shërbimet e Oguzhan. Ne gjithashtu kemi oferta nga Turqia, dhe do të vendosim në dy javët e ardhshme, dhe sigurisht që do ti konsiderojmë të gjitha alternativat”.

Interi nuk është cituar në intervistën e djeshme, por ka një avantazh ndaj rivalëve. Zikaltrit për shkak të tratativës që mund të sjellë Stefan de Vrij në Milano, u është dashur të kontaktojnë me SEG, një agjenci lojtarësh, që gjithashtu kërkojnë të kenë shërbimet e Ozyakup. Marrëdhëniet e mira mund të favorizonin transferimin e mesfushorit turk tek ekipi i Spalletti-t.

Related posts

PLAS NË SPANJË/ Ndeshjet e La Ligas në Amerikë: Futbollistët kërcënojnë me grevë

Isa.Autor

LËNIA JASHT E MESUT OZIL/ Emery zbulon se kush e mori vendimin

Delo.autor

CHAMPIONS-I I TË RINJVE/ Akademisë së Futbollit i buzëqesh fati, Shkëndija me rival të fortë. Ja përballjet…

Delo.autor

Leave a Comment