Futboll La Liga

Dëshira e madhe e Barcelonës në mbrojtje është talenti ri francez

Një nga dëshirat e Barcelonës për të përforcuar mbrojtjen në sezonin e ardhshëm është francezi i Sevilla, Clement Lenglet.

Talenti 22-vjeçar po zhvillon një sezon të mirë në “Ramon Sanchez Pizjuan” dhe nuk kishte si të mos të tërhiqte vëmendjen e shumë klubeve, përfshirë këtu edhe atë të katalanasve. Një arsye për të tentuar shërbimet e francezit, përveçse paraqitjet e tij, është edhe klauzola e ulët që lojtari ka.

Në një deklaratë të dhënë për agjencinë AFP, lojtari konfirmoi së është shumë i lumtur për interesin e një klubi të madh si Barcelona, por për momentin nuk mendon për zërat e merkatos, pasi është i përqendruar te sezoni aktual me Sevilla. “Barcelona është një skuadër e madhe, me lojtarë ndërkombëtare të një niveli shumë të lartë, por edhe këtu unë jam i lumtur, më pëlqen që luaj te Sevilla.

Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por momentalisht jam i përqendruar te kampionati dhe Champions League.”

Kujtojmë se mbrojtësi francez ka një klauzolë largimi prej 30 milionë Eurosh, të cilin e bën atë një objektiv shumë të mirë në merkaton e verës për atë çfarë jep në fushën e lojës dhe çmimin që ka.

Për momentin kohëzgjatja e kontratës së tij me Sevillan është deri më 30 Qershor të vitit 2021, dhe te klubi nga Andaluzia askush nuk mendon ta lërë të lirë 22-vjeçarin, kështu që do të tentojnë t’ia bëjnë të vështirë të gjithëve që do të tentojnë kartonin e tij.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inzaghi e do me patjetër në skuadër, Lazio më pranë Kumbullës

Delo.autor

PREZANTOHET TEK BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Richards: Është një ëndërr që kthehet në realitet, jam krenar që…

Delo.autor

Zbardhet kalendari i La Liga, ja kur përplasen Barcelona dhe Real Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment