Futboll

Mbrojtësi i Romës: Është e pamundur ta ndalesh Messin

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, e ka pranuar se nuk ekziston ndonjë mënyrë për ta ndalur superyllin e Barcelonës, Lionel Messin.

Barça do të jetë nikoqir i Romës në “Camp Nou” të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe do t’i duhet të përpiqet fort për ta kufizuar njeriun të cilin shumë persona e shohin se lojtarin më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

“Pep Guardiola ka të drejtë kur thotë se nuk ekziston ndonjë mënyrë për ta ndalur Messin”, ka thënë Manolas për II Giornale.

“Edhe nëse mund t’ia ndalesh disi dhe ta bllokosh atë, ekzistojnë 10 lojtarë tjerë që mund të të lëndojnë. Natyrisht se pa argjentinasin, Barcelona është tjetër, por duhet ta japim më të mirën”, shtoi ai. /Express/

Related posts

KORONAVIRUSI/ FIFA merr vendimin për shtyrjen e Kupës Botërore të Klubeve. Ja data dhe vendi…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Mbrojtja sërish “në gjumë”, maltezët përmbysin gjithçka (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS-ROMA/ Sarri nuk heq dorë nga Ronaldo, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

Leave a Comment