Futboll

Vllaznia me grup të plotë, Gjoka dilema për sulmin

Vllaznia shkon thuajse e kompletuar drejt fundjavës në një tjetër finale të parakohshme të kampionatit. Shkodranët, të cilët vijnë me moralin lart pas suskesit me Skënderbeun, presin në shtëpi javën e ardhshme Lushnjën.

Për këtë 90-minutësh trajneri Ernest Gjoka ka grupin e plotë në dispozicion, pasi rikthehen nga skualifikimi mbrojtësit Olsi Gocaj dhe Ergis Mersini si dhe sulmuesi Xhevahir Sukaj.

Gjithashtu, infermierinë e ka lënë edhe mesfushori Florind Bardulla, që i është bashkuar grupit në seancat stërvitore.

Problem te të kuqeblutë mbetet mungesa e Renato Malotës në qendër të mbrojtjes por për momentin boshllëkun e lënë nga lezhjani trajneri kryeqytetas e ka mbuluar me aktivizimin e nigerianit Nuredin Orelesi.

Forma e mirë e Andi Ribajt vendos në dilemë 48-vjeçarin e stolit të Vllaznisë, pasi rikthimi i Sukajt mund të hapë skenarë të rinj.

Nëse Gjoka do të vendosë të vijojë me të njëjtin modul, do të ketë konkurrencë midis dy sulmuesve për vendin e titullarit, teksa alternativë është edhe vendosja me dy sulmues në fushën e lojës, një skemë e përdorur nga trajneri edicionin e kaluar te Kukësi, me të cilin fitoi titullin kampion.

Related posts

DISFATA KUNDËR MANCHESTER CITY NË CHAMPIONS/ Pepe: Është e padrejtë dhe e papranueshme

Delo.autor

U BASHKUA ME PARTIZANIN NË JANAR/ Edon Hasani lë pas dëmtimin. Debuton me skuadrën e…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Ish-drejtori i MILANIT përgëzon sulmuesin në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment