Champions League Futboll

Suarez: Nuk shënon gol prej 13 muajsh në Champions League

“Baruti” i Luis Suarez në Europë duket i lagur që më 8 mars 2017, në përmbysjen historike kundër PSG. Që atëherë, pavarësisht nga nënshkrimi i një sezoni të shkëlqyeshëm, uruguajani nuk ka qenë në gjendje ta gjejë golin në asnjë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në Champions.

Ai tashmë regjistron 971 minuta pa shënuar në këtë kompeticion. Shifrat e tij në Europë përplasin kokën me ato të konkurrencës së brendshme (La Liga).

Suarez zhvilloi një sezon të shkëlqyer, në të cilën shënoi 21 gola në 25 ndeshje,. Së bashku me 3 gola në 5 ndeshje të Kupës së Mbretit, numrat e tij të përgjithshëm janë 24 gola në 32 ndeshje (ai nuk ka shënuar në Superkupën e Spanjës).

Në Europë, për një arsye apo tjetër, ai duket i “ngrirë”. Sidoqoftë, nuk duket se Suarez është në ndonjë lloj krize. Në fakt, ai ka shënuar 15 gola, që kur filloi viti 2018: 12 herë në La Liga dhe 3 herë në Kupën e Mbretit.

Suárez e kishte të vështirë të përshtatej me pozicionin e ri, në të cilin Valverde e vendosi atë, duke u kthyer në të majtë dhe lënë korridorin qendror për Messin. Sigurisht, nëse Barcelona dëshiron të luftojë për tripletën, ka nevojë patjetër për golat në Europë të sulmuesit nga Uruguaji.

Related posts

BELGJIKA NË DANIMARKË/ Lukaku do të vizitojë Eriksenin në spital. Ja çfarë do ndodhë në minutën e 10

Delo.autor

DISFATA ME TURQINË/ FSHF shkarkon Panuccin

Delo.autor

ZYRTARE/ U kërkua nga Milan dhe Napoli, sulmuesi brazilian zgjedh skuadrën e re…

Delo.autor

Leave a Comment