Champions League Futboll

Monchi: Barcelona nuk është e pathyeshme

Me këto fjalë drejtuesi i italianëve kërkon të karikojë lojtarët për përballjen me Barcelonën. Takimi i parë i fazës çerekfinale do të zhvillohet në “Camp Nou” për t’u luajtur 1 javë më pas në “Olimpico” të Romës. “Ata te blaugranat janë një klub i madh – nënvizon Monchi në një intervistë të dhënë për mediat italiane – Sikur të ishte vetëm Lionel Messi! Sikur i gjithë shqetësimi ynë te kundërshtari të ishte vetëm Messi.

Argjentinasi është me siguri më i miri, ashtu siç u paraqit edhe në ndeshjen kundër Sevillas, është në gjendje të zgjidhë një takim për vetëm 60 sekonda, por për mua është thjesht një pjesë e rëndësishme e sukseseve të Barcelonës. Klubi katalanas aplikon një futboll të jashtëzakonshëm më lojtarë që me ose pa Messin, formojnë një grup shumë të rëndësishëm.”

Related posts

ZYRTARE/ Portieri LEGJENDAR i Man City firmos për skuadrën e Burnley

Isa.Autor

PRITSHMËRITË E MAN. UNITED/ Mourinho: Kjo është një luftë, mbetet vetëm për të luftuar

Isa.Autor

FUTBOLLI POLAK NË ZI/ Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

F.autor

Leave a Comment