Futboll

Markus Babbel: Klopp nuk mund të bëhet trajner i Bayern Munich

Kush trajner do të drejtojë Bayern Munich nga vera e vitit 2018? Kjo është pyetja që ka pushtuar futbollin gjerman për muaj të tërë.

Një nga kandidatët për të zëvendësuar Jupp Heynckes është trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, por ish-lojtari i Bayern, Markus Babbel nuk beson se bavarezët kanë ndonjë shans për të nënshkruar me Klopp.

“Unë nuk mund ta imagjinoj atë të drejtojë bavarezët, pas Borussia Dortmund dhe Liverpool-it, mendoj se për të është vetëm ekipi kombëtar”, tha Babbel për “Kicker”.

Megjithatë, kampioni i Evropës i vitit 1996 nuk kishte një preferencë të qartë: “Tuchel është profesionist, do të kishte qenë shumë i mirë, por edhe njerëzori Ralph Hasenhüttl. Për Bayern, gjithmonë ka qenë e rëndësishme që një trajner të tregonte titujt, ndoshta me Salihamidzic mund të jetë ndryshe”, vazhdoi 45-vjeçari.

Për Babbel, i cili drejtoi deri në fillim të vitit, Lucerne FC, mendon se nuk janë trajnerët, por presidentët e klubeve ata që duhet të fajësohen. “Shumë prej tyre nuk e dinë akoma, se çfarë duhet të presë klubi im?”, tha Babbel që vazhdoi: “Shpesh përdoret vetëm mendimi afatshkurtër në vend të ndërtimit të diçkaje me lojtarë dhe trajnerë të përshtatshëm”.

Related posts

E ARDHMJA E DY LOJTARËVE/ Numri një i Bayern: Bëj maksimumin që të mos largohen

F.autor

Historike, tri klube shqiptare në turin e parë të Champions

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS ME ISLANDËN/ Çështja “Grezda” në Kombëtare? Kemi pasur

Delo.autor

Leave a Comment