Champions League Futboll

Di Francesco: Roma do të vazhdojë të ëndërroj

Një ëndërr. Kjo është ajo që po përjeton trajneri i Romës Eusebio Di Francesco në prag të takimit të parë çerekfinal të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës në transfertë.

“Ne duam që të vazhdojmë të ëndërrojmë. Ndodhemi këtu me një përulësi të madhe gati për t’u përballur me një ekip që është mësuar me të tilla ndeshje.

Dëshira jonë është që të mund të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe është e drejtë që në këto momente ne të kemi përqasje pozitive, duke e ditur që do të përballemi me ekipin më të fortë të botës”, deklaroi tekniku i verdhekuqve. Italiani dha mendimin tij se si sfida kundër blaugranave do të jetë.

“Barcelona ka pësuar vetëm një gol në Champions. Pavarësisht se luan gjithnjë lart në gjysmëfushën kundërshtare, pëson pak gola nga rivalët. Ne duhet që të kemi një qasje pozitive me shpresën se mund t’i ndëshkojmë ata. I gjithë ekipi e ka fituar këtë shans, përse të mos shikojmë përpara me optimizëm?

Di Francesco foli edhe për gjendjen aktuale që Nainggolan po kalon, ndërsa ai doli përpara përfundimit të takimit kundër Bologna-s.

“Nainggolan? Barcelona që tani është shumë e fortë, nuk është e nevojshme që tu bëjmë edhe një tjetër favor e t’u themi se kushdo do të luajë edhe pse jam i sigurt se ata nuk do ta ndërtojnë lojën  e tyre duke u bazuar se cilin unë do të hedh në fushë.

“Ninxha” edhe mund të jetë gati kundër blaugranave. “Sa i përket Radja-së, për ne ai ka shuam rëndësi dhe nesër në mëngjes do të bëjë testin vendimtar për të pasur një ide të qartë. Momentalisht përqindja që ai të luajë është me 50%”, shpjegoi tekniku i verdhekuqve.

Related posts

Bernd Leno tek Arsenal për 25 milion euro, nesër prezantimi

Sadik.Autor

Trajneri i Meksikës vrer ndaj Nejmarit: Është i turpshëm, ky është një sport burrash!

Isa.Autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Vendasit zhbllokojnë shifrat ndaj Liverpoolit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment