Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ S’ka futboll në Serinë A deri datë 14 qershor, ja data e re e rifillimit

Rifillimi i sezonit aktual të Serisë A mund të shtyhet për në datë 20 qershor, duke qenë se dekreti i fundit i kryeministrit Konte ndalon kompeticionet sportive deri datë 13 qershor, raporton “SportMediaset”.

“Eventet dhe kompeticionet sportive të të gjitha llojeve janë të pezulluara në vende publike apo private,” njoftoi kryeministri në datë 17 maj.

Në mënyrë që të rifillojë futbolli në datë 13 qershor siç kanë vendosur klubet e Serisë A, atëherë do të duhej të bëhet një përjashtim dhe ky përjashtim do të ndodhë vetëm nëse nuk ka shpërthim rastesh me koronavirus më.

Për më tepër, shtyrja me një javë, pra nga data 13 qershor në datë 20 qershor do të ishte e pashmangshme edhe sikur situata me koronavirusin të jetë nën kontroll, në rast se nuk arrihet një marrëveshje për rifllimin e stërvitjeve në grup sa më shpejt.

Related posts

ÇFARË GJESTI/ Ylli i Liverpulit PASTRON TUALETIN e xhamisë, pak orë pas… (VIDEO)

Isa.Autor

I MJAFTOJNË DY MINUTA LOJË/ Gafë e pabesueshme e Ramos, Willian Josen dëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

NJIHET SI NGA NGA LEGJENDAT E MANCHESTER UNITED/ Wayne Rooney i habit të gjithë me vendimin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment